Futboll
Goli i Bajramit, më i shpejti në histori të Kampionateve Evropiane
Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 23-të kundër Italisë
Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Kampionatet Evropiane. Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës., transmeton albinfo.ch.
Tashmë Bajrami kryeson listën, teksa në vend të dytë ndodhet rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi pas 1 minute e 5 sekonda në ndeshjen Rusi-Greqi të vitit 2004, në podium gjithashtu ndodhet edhe Emil Foresber, i cili në Europianin e vitit 2021 shënoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekonda.
LISTA E PLOTË:
00:23 – Nedim Bajrami (Shqipëria vs Italia, 15 qershor 2024)
01:05 – Dmitri Kirichenko (Rusia vs Greqia, 20 qershor 2004)
01:22 – Emil Forsberg (Suedia vs Polonia, 23 qershor 2021)
01:39 – Yussuf Poulsen (Danimarka vs Belgjika, 17 qershor 2021)
01:40 – Robert Lewandowski (Polonia vs Portugalia, 30 qershor 2016)
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











