Kosova
Begaj: Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Begaj takim me presidentin gjerman: Berlini, mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë.
Begaj ka falënderuar presidentin Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve.
“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermania është mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit.
Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen euroatlantike. Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane, udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, tha Begaj.
Ai, në një intervistë për DW ka thënë se Shqipëria është avokatja më e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në çdo organizatë ndërkombëtare dhe çdo iniciativë rajonale përmendet dhe mbrohet Kosova.
“Patjetër që ne do të kemi këtë bashkëpunim dhe në të ardhmen nuk mendoj që ka vend për pakënaqësi. Ne jemi aty, do të jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës. Para dy ditësh isha në Kosovë, mora pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kjo tregon që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, ka thënë Begaj.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, prej të cilit ka pritshmëri pozitive.
“Patjetër që unë e shikoj procesin e Berlinit si një proces që duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Vitin e shkuar patëm fatin ta organizojmë procesin e Berlinit me mjaft sukses dhe të gjitha ato elementë që lidhen me adresimin e çështjeve për t’u zgjidhur, gjatë këtij samiti do të adresohen për zgjidhje dhe do të gjejmë vendin e merituar”, ka pohuar Begaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













