Futboll
Xhaka për Shaqirin: Nuk ka shumë lojtarë që e kanë këmbën e majtë si të tijën
Një barazim 1-1 ndaj skocezëve, e afron Zvicrën drejt kualifikimit në 1/8 finale.
Granit Xhaka tha se kishin krijuar shumë shanse, duhet të merrnin më tepër se vetëm një pikë. Më pas pati komplimente për Shaqirin, autor i një “vepre balistike”, super golit që solli barazimin për helvetët.
“Sot pamë pse Shaqiri është kaq i rëndësishëm. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë këmbën e majtë si të tijën”.
Kujtojmë se ndeshja e fundit në grup e Zvicrës do të jetë kundër gjermanëve, të cilët janë kualifikuar tashmë në 1/8 finale, pas dy fitoreve radhazi. Nga ana tjetër, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i parë që ka shënuar në të gjitha turnetë e mëdha të futbollit, tri Kampionatet e fundit Evropiane dhe tri Kupat e Botës së fundit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme










