Lajme
Mbi 1,300 pelegrinë vdiqën gjatë Haxhit
Mbi 1,300 pelegrinë kanë vdekur gjatë sezonit të Haxhit të këtij viti, kanë thënë autoritetet saudite, duke shtuar se shumica ishin pelegrinët “të paautorizuar” që hynë në vendet e shenjta përmes një rruge të paligjshme.
Mbi 1,300 haxhinj vdiqën gjatë kryerjes së Haxhit këtë vit, tha të dielën ministri saudit i Shëndetësisë, Fahad bin Abdurrahman al-Jalajel.
Në deklaratat e bëra nga agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA, Jalajel tha se 83% e atyre që vdiqën nuk ishin të autorizuar për të kryer ritualin.
“[Ata] ecën në distanca të gjata nën rrezet e diellit, pa strehë apo pushim adekuat”, i përshkroi Jalajel pelegrinët e paregjistruar. “Ata përfshinin një numër të moshuarish dhe të sëmurë kronikë”.
Jalajel mbrojti organizimin saudit të këtij sezoni të Haxhit, i cili është vënë nën vëzhgim të shtuar për shkak të numrit në rritje të vdekjeve. Por ministri saudit tha se menaxhimi i pelegrinazhit ishte “i suksesshëm”.
Ai shtoi se autoritetet shëndetësore saudite “ofruan më shumë se 465,000 shërbime të specializuara të trajtimit, duke përfshirë 141,000 shërbime për ata që nuk morën autorizim zyrtar për të kryer haxhin”.
Megjithatë, shumë po vënë në dyshim numrin jashtëzakonisht të madh të pelegrinëve që vdiqën gjatë ngjarjes.
Temperaturat në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit, u rritën në 51.8 gradë Celsius (125 gradë Fahrenheit) gjatë rrjedhës së ngjarjes vjetore, e cila filloi në fund të javës së kaluar.
Disa qeveri kanë fajësuar gjithashtu agjentët e udhëtimit që lehtësuan udhëtimet e Haxhit për një numër tepër të madh pelegrinësh, duke thënë se ata u pajisën me viza të paligjshme. Pelegrinë të tillë janë përshkruar nga Arabia Saudite si “të paautorizuar”./DW
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












