Futboll
Njoftim për tifozët që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Spanjë
Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare, ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit, i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.
Dyert për tifozët në stadiumin e Dyseldorfit do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes dhe procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi, të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë josportive (politike, etnike etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në tri Fan Zonat e dedikuara për tifozët në Dyseldorf; Fan Zone Burgplatz, Fan Zone Schauspielhaus dhe Public Viewing Rheinufer, thuhet nga Federata Shqiptare e Futbollit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme











