Lajme
UEFA i përjashton dy gjyqtarë spanjollë nga “EURO 2024”
UEFA ka vendosur që t’i përjashtojë dy gjyqtarët spanjollë, Alejandro Hernandez dhe Jesus Gil Manzano, nga “Euro 2024” pas ankesave për gjykimin e tyre, kanë raportuar të premten mediume të ndryshme angleze, përcjell albinfo.ch.
Hernandez, i cili shërbeu si zyrtar i VAR-it, u përball me kritika për refuzimin e pretendimit për penallti të Skocisë në humbjen 1:0 ndaj Hungarisë të dielën e kaluar.
Ndërsa Manzano u kritikua për gabimin e tij gjatë fitores 1:0 të Francës ndaj Austrisë.
Krahas dy gjyqtarëve në shtëpi janë dërguar edhe ndihmësit, Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodriguez.
Ky vendim që e ka marrë UEFA e ka lënë gjyqtarin Martinez Munuera si përfaqësuesin e vetëm spanjoll për pjesën e mbetur të “Euro 2024”.
Ish-arbitri i La Ligas, Iturralde Gonzalez, i ka bërë thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit të përmirësojë marrëdhëniet me UEFA-n pas largimit të katër nga pesë arbitrat pas fazës së grupeve.
“Ka nevojë urgjente për një përfaqësues spanjoll në komitetin e arbitrave”, ka thënë Gonzalez për “Cadena SER”.
E-Diaspora
-
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. Kosova prezantohet me sukses në “La Grande Fête” në Washington D.C.... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











