Kosova
Aksident i rëndë në Bazel: Një fëmijë shqiptar goditet nga kamioni dhe vdes
Pavarësisht se kaloi në zebra, i riu shqiptar u shtyp nga një kamion në Bazel
Pasditen e së premtes ka ndodhur një aksident fatal në Shën Johan, transmeton albinfo.ch.
Fëmija shqiptar thuhet se duke kaluar rrugën në vendkalimin zebra është goditur nga një kamion dhe është rrokullisur për disa metra. Fëmija ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan policia kantonale në një deklaratë, transmeton tutje albinfo.ch.
Për shkak të hetimeve për aksidentin, Elsässerstrasse dhe Hüningerstrasse nuk ishin të aksesueshme deri rreth orës 15:30.
Policia është në kërkim të personave që mund të japin informacion për aksidentin. Policia kantonale dhe brigada e shpëtimit dhe zjarrfikësve të Basel-Stadt ishin gjithashtu në detyrë.
Burimet e albinfo.ch thonë se fëmija i vdekur është shqiptar nga Maqedonia, ndërkohë që sot e kishin ditën e nisjes për pushime në Kërçovë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave











