Futboll
Albion Rrahmani, objektivi kryesor i këtij ekipi
“Emiljanët” e Bologna ishin pa dyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A, me “Kuqeblutë’, që siguruan me meritë një biletë në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se ky grup i mrekullueshëm që është krijuar te kjo skuadër do të shkrihet gjatë merkato së verës.
Tekniku italo-brazilian, Thiago Motta, do të largohet drejt Juventusit, ndërkohë që me valixhe gati është edhe Joshua Zirkzee, “ylli” i skuadrës, me “tulipanin” holandez, që pëlqehet shumë nga “Zonja e Vjetër”, por edhe “Djajtë” e Milan, teksa nuk përjashtohen as kalimi në Premier League apo rikthimi te Bayern.
Për këtë aryse, drejtuesit e Bologna kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe në listën e dëshirave është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Rapid Bucurest në Rumani.
“Dardani’ ka realizuar plot 19 gola këtë sezon me ekipin kryeqytetas me 23-vjeçarin nga Podujeva, teksa numëron edhe 5 asistime dhe falë këtyre performancave pozitive ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.
Benfica e monitoron prej kohësh, gjithashtu edhe Werder Bremen, por jo vetëm, pasi Rrahmani pëlqehet shumë edhe nga Bologna dhe sipas shtypit italian raporton se dyshja Sartori-Di Vaio po ndjekin me interes goleadorin e talentuar, për të cilin Bologna do të ishte një destinacion perfekt.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











