Shkurt.ch
Për mirëmbajtjen e rrugëve, nafta 6 centë më shtrenjtë
Mungesa e parave për mirëmbajtjen e rrugëve, e shkaktuar nga automobilët kursyes është një fenomen që ka dalë më shumë në sipërfaqe kohëve të fundit.
Në të vërtetë, në autorrugët e Zvicrës po shtohen makinat që shpenzojnë më pak karburante dhe kështu në mënyrë indirekte po shterron edhe burimi i të ardhurave të shërbimeve për mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo sepse ky burim mbushet nga taksa që pronarët e automjeteve paguajnë përmes çmimit të benzinës.
Për të plotësuar këtë boshllëk të krijuar, Këshilli Federal i Zvicrës planifikon të shtojë çmimin e taksës së benzinës të dedikuar për rrugët.
Ai ka miratuar të mërkurën projektin për ngritjen e Fondit për Rrugët Nacionale dhe ato të Aglomeracionit (NAF). Nga ky fond do të financohet funksionimi, mirëmbajtja dhe ndërtimi i rrjetit të rrugëve nacionale, evitimi i ngushticave si dhe projektet e trafikut në aglomeracione.
Burimi më i rëndësishëm i të ardhurave të këtij fondi do të jetë fitimi mbi tatimin shtesë të naftës. Për fillim ky tatim shtesë do të jetë 6 rapi (centë) më shtrenjtë se deri më tash për litër nafte.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











