Lajme
Putini i gatshëm ta ndajë Krimenë me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës
Propozimi i presidentit rus drejt SHBA-së
Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se është i gatshëm ta ndajë gadishullin e okupuar të Krimesë me Ukrainën në mënyrë që t’i japë fund luftës që filloi në shkurt të vitit 2022, shkruan Daily Mail, përcjell albinfo.ch.
Burime në Moskë dhe Kiev thonë se Putini ka dërguar ministrin e tij besnik Vladimir Kolokoltsev, 63 vjeç, në SHBA me një propozim për t’i dhënë fund luftës.
Edhe pse nën sanksione, ministri i Brendshëm rus u lejua të hynte në SHBA, gjoja për të marrë pjesë në një takim të OKB-së. Por, siç shkruan tabloidi anglez, ishte vetëm një dredhi për ta lejuar Kolokoltsevin të udhëtonte në Uashington me një aeroplan nga flota presidenciale e Putinit dhe t’i përcillte kërkesat e presidentit rus për një traktat paqeje te qeveria amerikane.
Udhëtimi i ministrit në SHBA dhe mesazhi i Putinit u raportuan nga një prej gazetarëve më të njohur ukrainas Dmitry Gordon dhe kanali rus Telegram, “Gosdumskaya”. Ukraina ndoshta nuk do ta pranojë propozimin e Putinit, sipas të cilit ukrainasit duhet të lëshojnë pjesë të mëdha të territorit të pushtuar dhe të heqin dorë nga anëtarësimi në NATO.
Megjithatë, ky propozim paraqet zbutjen e Putinit.
“Qëllimi kryesor i udhëtimit të Kolokoltsevit ishte t’i dorëzonte autoriteteve amerikane planin rus të paqes”, ka thënë Gordon, duke shtuar se ishte plani i Putinit “për t’i dhënë fund luftës”.
Sipas këtij plani, Putini kërkon që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga rajonet e pushtuara të Donetskut dhe Luhanskut, por Rusia do t’i dorëzojë Ukrainës termocentralin bërthamor Zaporozhye dhe qytetin e afërt Enerhodar.
Gjithashtu do të diskutohej kthimi i mundshëm i rajoneve Kherson dhe Zaporizhia në kontrollin e Ukrainës. Gadishulli i Krimesë do të shndërrohej në një “zonë të posaçme administrative të çmilitarizuar nën autoritetin e dyfishtë të Ukrainës dhe Federatës Ruse” dhe Ukraina do të duhej të angazhohej të mos bllokonte furnizimin me ujë të Krimesë.
Putin pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe premtoi se gadishulli i Detit të Zi nuk do t’i përkiste më kurrë Ukrainës. Sipas propozimit rus të paqes, Ukraina do të kontrollonte një “zonë të çmilitarizuar” përgjatë lumit Dnieper prej rreth 100 kilometrash.
Vendit do t’i ndalohej gjithashtu anëtarësimi në NATO – një nga qëllimet kryesore të presidentit Volodymyr Zelensky – por do të lejohej të bashkohej me Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, Perëndimi do të hiqte sanksionet ndaj Rusisë në lidhje me naftën, gazin dhe sektorin bankar.
Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk komentuan për këtë çështje. Por është interesant fakti se aeroplani me të cilin udhëtoi Kolokoltsevi është parë pranë aeroplanit të ish-presidentit amerikan Donald Trump pas uljes në Uashington.
Trump ka thënë më parë se do t’i jepte fund luftës brenda pak kohësh nëse rizgjidhet si president i SHBA-së dhe se kjo do të përfshinte dhënien e disa pjesëve të territorit ukrainas Rusisë në këmbim të garancive të sigurisë që nuk lidhen me anëtarësimin në NATO.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave














