Shkurt.ch
Me referendum kundër tunelit të dytë të Gothardit
Qeveria dhe parlamenti kanë shpallur se janë të interesuar për ndërtimin e tunelit (tubit) të dytë, paralel të Gothardit nga viti 2020
Ndërtimi ose jo i një tuneli tjetër, paralel me atë ekzistues të Gothardit, që lidh Zvicrën gjermane me atë italiane përfundimisht do të jetë temë e një referendumi në nivel nacional. Siç bën të ditur kancelaria federale, me 75 mijë nënshkrime të grumbulluara, iniciativa përkatëse ka plotësuar kriteret për tu hedhur në votim gjegjësisht në referendum.
Qeveria dhe parlamenti kanë shpallur se janë të interesuar për ndërtimin e tunelit (tubiit) të dytë, paralel të Gothardit. Ndërtimi do të fillonte pas vitit 2020. Pas përfundimit të ndërtimit të tij, tuneli ekzistues do të mbyllej për një kohë për tu rinovuar. Pas ndërtimit të tunelit të dytë, automjetet do të shfrytëzonin të dy tunelet por vetëm nga njërin drejtim të tyre, gjegjësisht ata do të shfrytëzoheshin si tunele njëkahëshe.
Ky përcaktim i qeverisë dhe parlamentit është bërë për të siguruar kundërshtarët se nuk do të ketë dyfishim të automjeteve gjegjësisht shtim të ndotjes së ambientit nga karburantet.
Por, kundërshtarët e tunelit të dytë dyshojnë në “garancinë” që jep shteti. Ata druajnë se herët ose vonë, tunelet do të shfrytëzohen në dy kahet. Për këtë arsye ata e kanë nisur iniciativën e përmendur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it












