Lajme
Le Pen: Do të bllokojmë dërgimin e trupave franceze në Ukrainë
Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë francez ”Rassemblement National” (RN), Marine Le Pen, ka premtuar se një kryeministër i mundshëm nga partia e saj do të pengojë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga Franca për të goditur Rusinë, si edhe një dërgim të mundshëm të ushtarëve francezë në Ukrainë.
“Nëse Emmanuel Macron dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë dhe kryeministri është kundër, atëherë nuk do të dërgohen trupa në Ukrainë”, tha Le Pen në një intervistë për CNN.
“Fjala e fundit i takon kryeministrit”, shtoi ajo.
Përveç bllokimit të dislokimit të mundshëm të trupave në Ukrainë – të propozuar nga Macron si një mënyrë për të rritur efikasitetin e instruktorëve ushtarakë – Le Pen i tha CNN se lejimi i Kievit të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Franca do të revokohej.
Macron ishte një nga liderët e parë që lejoi publikisht Ukrainën të godiste objektivat brenda Rusisë, duke krijuar terrenin që Uashingtoni të bënte të njëjtën gjë.
Kjo i lejoi Kievit të godiste bazat ushtarake ruse, formacionet dhe artilerinë e përdorur për të nisur sulmet në Ukrainë.
Në intervistë, Le Pen tha se “vija e saj e kuqe” e vetme për Ukrainën është të parandalojë Francën që të bëhet një “bashkëluftuese” në konflikt përmes përdorimit të raketave franceze me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në territorin rus
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












