Kosova
“Dritarja për Investime të Diasporës” parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro
Kurti për Dritaren e Investimeve të Diasporës: Parashihen investime deri në 100 milionë
Mësohet se deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë “Dritarja për Investime të Diasporës”. Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro. E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/reel/1418870616170817?fs=e&s=TIeQ9V&mibextid=0NULKw
Në ngjarjen lansuese të kësaj dritare, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.
“Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mirë”, tha Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se përmes kësaj dritare do të mundësohet rritja e investimeve të diasporës.
https://www.facebook.com/share/v/gkzXGDZoBqTxyGMG/?mibextid=KsPBc6
“Po e lansojmë një dritare të re që do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës tonë. Ideja ka qenë të zgjidhet një problem që është për ndërmarrësit tonë që jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të investojnë këtu…Të krijohet një dritare e re, përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore, i mbështetur edhe nga qeveria, të mundësojë garantimin e këtyre kredive dhe përmes kësaj të zvogëlohet rrisku”, tha Murati.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, derisa është shprehur i lumtur me themelimin e kësaj dritareje, ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.
“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu…Me çeljen e kësaj platofrme, shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi si kjo, krijohen vende të reja të punës”, tha ai.
Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, ka thënë se kontributi i diasporës në vend është jashtëzakonisht i madh.
Dritarja për investime të diasporës është një skemë e re e ndarjes së rrezikut nga FKGK-ja për garantimin e kredive për t’u ofruar investitorëve të diasporës qasje në kredi për projektet e tyre investuese në Kosovë. Programi i ri i garancisë do të promovojë rritjen e fluksit të kapitalit privat të diasporës në Kosovë, duke tërhequr investime të reja drejt themelimit të ndërmarrjeve të reja sipërmarrëse ose fuqizimit të bizneseve të sapokrijuara nga diaspora. /kp/
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave












