Lajme
Në mbrëmje përfundojnë operacionet e sigurisë në kantierin e ndërtimit Prilly
Në Prilly-Malley operacionet për sigurimin e vendit të ndërtimit dhe pastrimin e rrënojave pas shembjes së skelave që la tre të vdekur dhe njëmbëdhjetë të plagosur të premten e kaluar do të përfundojnë të martën në mbrëmje. Tre persona janë ende të shtruar në spital.
Ndërsa qendra sportive Vaudoise Arena u rihap të hënën, qendra tregtare Malley Lumières, parkingu nëntokësor dhe dyqanet do të jenë pjesërisht të hapura nga ora 7:30 e mëngjesit të së mërkurës. Qasja rrugore, trafiku i trenave dhe transporti publik në rajonin e Lozanës (tl) gjithashtu do të rikthehen të mërkurën në mëngjes, shkroi policia kantonale në një deklaratë për shtyp të martën.
Numri përfundimtar është tre persona të vdekur, pesë të plagosur rëndë dhe gjashtë të plagosur lehtë, tha Zhan-Christophe Sauterel, zëdhënës i policisë kantonale. Deri të hënën pasdite, vetëm tre pacientë ishin ende të shtruar në spital.
Hetimet po vazhdojnë nën përgjegjësinë e prokurorit të Seksionit për Punë të Posaçme të Prokurorisë Publike, i cili ka caktuar ekspertin. Është ende herët për të komentuar shkaqet e aksidentit, theksohet në komunikatë.
Tragjedia ndodhi mëngjesin e së premtes në lagjen Malley, në Lozanën perëndimore, kur skelat e ngritura në fasadën e kullës “Malley Phare”, një strukturë 60 metra e lartë në ndërtim, u shembën.
Angazhimi i të gjitha shërbimeve emergjente dhe mbrojtjes civile përfundoi të hënën. Zjarrfikësit me kompani të specializuara punuan për stabilizimin dhe sigurimin e skelave ende në vend në tre fasadat e tjera të godinës.
Zjarrfikësit nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Lozanës ishin ende duke bashkëpunuar për të ruajtur elementët e dobishëm për hetimin deri të martën në mbrëmje, në mbështetje të ekspertit. Nga ora 21:00, godina do të vendoset në përgjegjësinë e pronarit dhe kompanive të specializuara që ai ka mandatuar./RTS
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












