Lajme
Preferencat turistike të gjermanëve: Shqipëria befason me rritje të fortë prej 100.7%
"Rajonet bregdetare dhe qyteti historik i Beratit, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, po tërheqin veçanërisht gjithnjë e më shumë vizitorë"
Preferencat turistike të udhëtarëve nga Gjermania janë bërë të qarta gjatë vitit të kaluar: Turqia është lideri i padiskutueshëm i destinacioneve më të njohura të udhëtimit. Kjo del nga një analizë që ka realizuar platforma e marketingut në internet Localyzer, për destinacionet e pushimeve nga maji 2023 deri në maj 2024, transmeton albinfo.ch.
Ajo që është befasuese është rritja e interesit për Shqipërinë, e cila po vendoset si një destinacion i ardhshëm pushimesh dhe ka rritur volumin e kërkimit me mbi 100 për qind.
Me një mesatare prej 160,890 kërkimesh mujore, Turqia është destinacioni i padiskutueshëm i preferuar i gjermanëve. Kjo preferencë shtrihet në të gjitha shtetet federale, gjë që konfirmon popullaritetin e vendit në gjithë vendin.
Kroacia dhe Greqia pasojnë në vendin e dytë dhe të tretë me një mesatare prej 84,890 dhe 79,070 kërkimesh mujore respektivisht.
Një trend i dukshëm është rritja e interesit për Shqipërinë. Me një vëllim mujor kërkimi prej 61,750 pyetjesh, vendi i vogël ballkanik është në pozitën e katërt në renditje, shkruan aviation.direct.de. Shkalla e rritjes së interesimit për Shqipërinë, e shënuar brenda një viti është edhe më mbresëlënëse: që nga maji 2023, numri i kërkesave është më shumë se dyfishuar, kemi një rritje prej 100.7 për qind.
Ky zhvillim është për shkak të rritjes së popullaritetit të vendit si destinacion turistik. Rajonet bregdetare dhe qyteti historik i Beratit, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, po tërheqin veçanërisht gjithnjë e më shumë vizitorë, përcjell albinfo.ch. Shqipëria përfiton gjithashtu nga statusi i saj relativisht i pazbuluar, i cili u premton udhëtarëve një përvojë autentike larg turmave.
Italia: Stabile, por jo lidere
Italia renditet e pesta me 43,410 kërkime në muaj. Pavarësisht destinacioneve të njohura të pushimeve si Roma, Venecia dhe Toskana, këtu nuk ka rritje të dukshme të interesit.
Në fund të shkallës së popullaritetit janë vende të tilla si Serbia, Maqedonia dhe Lihtenshtajni. Serbia regjistron vetëm 2,180 kërkime mujore, duke e vendosur atë në fund të renditjes. Maqedonia dhe Lihtenshtajni gjithashtu regjistrojnë vetëm vëllime të ulëta kërkimesh, gjë që tregon se këto vende ende nuk janë vënë në fokusin e turistëve gjermanë si destinacione tërheqëse për pushime.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë














