Shkurt.ch
Berset: Hebrenjtë në Zvicër janë në shtëpinë e tyre
Siguria e tyre duhet të garantohet ka thënë ministri duke iu referuar shpeshtimit të akteve antisemitiste edhe në Zvicër
Është hera e parë që nga pozita më e lartë e shtetit, nga Këshilli Federal gjendja e hebrenjve gjegjësisht problemi i antisemitizmit po trajtohet me seriozitet. Kështu ka thënë Herbert WInter, kryetari i bashkësisë së organizatave izraelite të Zvicrës (SIG) në një intervistë që i ka dhënë radios SRF4.
Me trajtim serioz ai ka menduar deklaratën më të re të ministrit të brendshëm federal, Alain Berset ku ai ka theksuar se hebrenjtë i takojnë shoqërisë zvicerane dhe këtu janë në shtëpinë e tyre. Siguria e tyre duhet të garantohet ka thënë ministri duke iu referuar shpeshtimit të akteve antisemitiste edhe në Zvicër.
Winter shpreson që së shpejti edhe i gjithë Këshilli Federal (qeveria) të dalë me një deklaratë zyrtare ku do të merrte një qëndrim lidhur me temën e antisemitizmit, njofton srf.ch.
Fjalë të qarta në mbështetje të bashkësisë së hebrenjve pret edhe deputeti nacional nga SP/S, Manuel Tornare. AI ka thënë se shefat e qeverive tjera evropiane tashmë e kanë bërë një akt të tillë. “Është mbase simbol, por një simbol i domosdoshëm në këto kohëra”, ka thënë Tornare. Në këtë drejtim ai planifikon t`i drejtohet së shpejti Këshillit Federal me një kërkesë parlamentare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën Bashkimi Evropian po planifikon një zgjerim të gjerë të rrjetit të tij hekurudhor me shpejtësi të... -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç











