Sport
Gjergjaj fiton për të 27-tën herë me radhë
Boksieri i suksesshëm shqiptarozviceran Arnold Gjergjaj – Kobra ka fituar edhe sfidën e tij të 27-të me radhë, meçin e rëndësishëm kundër hungarezit Csala. Fitorja e Gjergjajt në Bazel ka ardhur si vlerësim me pikë nga të tre gjyqtarët të ciolët kanë konstatuar epërsinë e tij në të tetë raundet.
Pra Gjergjaj, me 27 meçe dhe 27 fitore në kategorinë e rëndë vazhdon të mbetet i pamposhtur në ring dhe i afrohet për edhe një hap ëndrrës së tij, kryqëzimit të dorezave me numrin një në botë, Kliçkon.
Me këtë fitore, Kobra do të duhej të ngritej shumë lartë në ranglistë, gjegjësisht të hyjë në mesin e 20 më të mirëve në botë.
albinfo.ch ka ndjekur meçin nga i cili do të publikojë një fotoreportazh ekskluziv ku përfshihen edhe deklarata dhe intervista të boksierit.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













