Shkurt.ch
Qeveria kundër urrejtjes ndaj hebrenjve dhe myslimanëve
Ministri Berset ka thënë se në Zvicër, vend që ka kulturë heterogjene, bashkëjetesa paqësore është një detyrë e përhershme
Këshilli Federal i Zvicrës ka shprehur brengosjen e tij lidhur me agresivitetin në rritje ndaj myslimanëve dhe hebrenjve në Evropë. Në një takim me Këshillin Religjioneve në Bernë, ministri federal Alain Berset ka thënë se në Zvicër, vend që ka kulturë heterogjene, bashkëjetesa paqësore është një detyrë e përhershme.
Ministri ka përshëndetur me këtë rast qëndrimin e bashkësive fetare të të krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve për respekt të ndërsjellë dhe kundër racizmit, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme të Zvicrës.
Objektiv i Këshillit Zviceran të Religjioneve është krijimi i mirëbesimit në mes të religjioneve të ndryshme në Zvicër.
Bashkëjetesa në Zvicër funksionon mirë falë faktit se njerëzit dhe shumë organizata dhe institucione japin kontributin e tyre për paqen sociale, kulturore dhe fetare ka thënë Berset.
Këshilli Zviceran i Religjioneve me seli në Cyrih është ngritur në vitin 2006. AI ka për qëllim të promovojë paqen religjioze dhe të forcojë besimin ne mes të religjioneve të ndryshme në Zvicër. Nga viti 2014 në kre të këshillit është Hisham Maizar, kryetar i federatës së organizatave islamike të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













