Shkurt.ch
Manifest për barazinë e pagave
Baza ligjore për pagat e barabarta është vendosur në vitin 1981 por meshkujt ende fitojnë 19% më shumë
Pabarazia e pagave në mes të meshkujve dhe femrave, është një dukuri shqetësuese edhe për vendet me mirëqenie të lartë si Zvicra. Përkundër masave të ndryshme të sensibilizimit dhe ligjeve detyruese, femrat vazhdojnë të jenë të diskriminuara në këtë aspekt.
Për të ndryshuar këtë gjendje, Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) ka lansuar një manifest përmes të cilit kërkon barazi të pagave në mes të grave dhe burrave. Më shumë se 2200 persona e kanë nënshkruar këtë manifest brenda tri ditëve. Kjo, siç deklaron SGB, tregon se sa aktuale dhe urgjente është kjo problematikë.
Manifesti është lansuar pak ditë para Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.
Baza ligjore për paga e barabarta në mes të meshkujve dhe femrave në Zvicër është vendosur që nga viti 1981. Ndërsa në vitin 1996 kjo barazi është bërë edhe pjesë e kushtetutës federale. Por asnjëra nga këto masa nuk kanë ndikuar në zhdukjen ose zvogëlimin e pabarazisë. cc.
Në mesin e nënshkruesve të manifestit janë edhe personalitete të njohura nga skena politike e Zvicrës si ish ministret Ruth Dreifuss dhe Micheline Calmy-Rey. Më tutje vijnë edhe 27 deputetë nacionalë nga partitë SP/PS, të Gjelbrit, GLP. Ndërsa përfaqësues në ekzekutiv të CVP/PDC, EVP, GLP, SP/PS dhe të të gjelbërve bëjnë pjesë po ashtu në mesin e nënshkruesve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













