Shkurt.ch
Rritet numri i grave në bordet e ndërmarrjeve të mëdha
Gjatë pesë viteve të fundit, çdo i treti vend vakant në bordet drejtuese të ndërmarrjeve në fjalë është zënë nga femrat
Numri i grave në pozitat udhëheqëse të ndërmarrjeve të mëdha zvicerane nuk është as për së afërmi i kënaqshëm. Megjithatë, sipas një raporti të firmës për ndërmjetësim të punës Guido Schilling AG, duke filluar nga viti 2010 e këndej është shënuar një rritje e konsiderueshme e këtij numri në 100 ndërmarrjet të mëdha të Zvicrës.
Gjatë pesë viteve të fundit, çdo i treti vend vakant në bordet drejtuese të ndërmarrjeve në fjalë është zënë nga femrat, shkruan srf.ch. Por edhe me këtë, kuota e femrave në këto borde është rritur vetëm nga 10 në 15 për qind.
Ndërsa përqindja e femrave në kreun e ndërmarrjeve të mëdha është edhe më e vogël. Ajo është sot 6 për qind ndërsa para dhjetë vitesh ka qenë 4 për qind, bën të ditur raporti i përpiluar nga Guido Schilling AG, i publikuar sot.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












