Kosova
Filmi “Pikë uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar
Shqipëria me “Pikë uji”, në bashkëpunim me Kosovën, synon “Oscarin”
Mësohet se flmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” tashmë është propozuar për garën e Oscar, garë në të cilën do të marrë pjesë Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
Filmi me skenar dhe regji të Robert Budinës, e me prouducente Sabina Kodra, sjell një histori të Aidës (Gresa Pallska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplas me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaq fuqinë e politikës dhe drejtësisë.
Në këtë film, përpos Gresa Pallaskës, me role të tyre janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu, Henri Topi…
Se janë propozuar për të garuar për Oscar, është bërë e ditur nga EraFilm Production, njoftim që e sjellim të plotë në vijim.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se filmi “Pikë uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat












