Lajme
Biden do të vizitojë Gjermaninë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, arrin më 10 tetor në Berlin. Do të jetë kjo vizita e parë shtetërore e një lideri amerikan në pothuajse 40 vjet, njofton zyra e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, përcjell albinfo.ch.
Asnjë president i SHBA-së nuk ka bërë një vizitë shtetërore që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, dhe vizita e fundit e tillë ishte nga presidenti Ronald Reagan në vitin 1985, kur Helmut Kohl ishte kancelar.
Steinmeier do t’i japë presidentit amerikan nderimin më të lartë të Gjermanisë, Kryqin e Madh, i cili është i rezervuar për krerët e shteteve.
“Presidenti gjerman në këtë mënyrë do të shprehë vlerësimin për shërbimet e Biden për miqësinë amerikano-gjermane dhe për aleancën transatlantike, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës”, tha zyra e Steinmeier.
Biden është presidenti i parë i SHBA-së që merr nderimin pas George W Bush, i cili ishte president midis 2001 dhe 2009.
Presidenti amerikan do të takohet edhe me kancelarin Olaf Scholz. Ata do të marrin pjesë edhe në samitin për Ukrainën në bazën ajrore amerikane në Ramstein që zhvillohet më 12 tetor.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën














