Kosova
Kosova në CEFTA nuk do të përfaqësohet më nga Unmiku por si shtet
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar për zhbllokimin zyrtar për Kosovën, të Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe se nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK.
“Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, ka shkruar ai në X.
Këtë arritje e kanë përshëndetur edhe autoritetet kosovare.
Kështu, me këtë rats ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencën për media, ministrja ka thënë se Kosova do të përfaqësohet si vendet tjera anëtare “pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës”.
“Ju njoftojmë se në takimin që kemi pasur me CEFTA-n, me Serbinë si udhëheqëse e këtij viti, ku në këtë takim është marrë vendim që përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar dhe kjo ka ardhur pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës, raporton rtklive.com. Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK. Qeveria përmes MINT me datë 24 shtator kishte adresuar letrën në sekretariat ku kërkonim largimin e UNMIK-ut, në mënyrë që Kosova të përfaqësohej si vendet tjera anëtare”, ka thënë Hajdari.
Hajdari ka shtuar se 13 vendimet e miratuara sot kanë qenë në diskutim për 3 vjet në nivel teknik, por që nuk janë votuar deri pas rregullimit të përfaqësimit të Kosovës.
Kurse këshilltari i Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se megjithëse nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK në Marrëveshjen e Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ajo edhe më tutje do të përfaqësohet me asterisk (*).
Ai ka thënë se përfaqësimi i tillë s’ka qenë i mundur, ani pse është kërkuar që nga viti 2021, për shkak të refuzimeve të Serbisë për ta trajtuar Kosovën si të barabartë.
“Po përfaqësimi rajonal ende është me asterisk. Lista e vendimeve që kanë pritur në komitetin e përbashkët në CEFTA tregon për rëndësinë dhe tregon përse nuk kemi mundur deri tash të përfaqësohemi si vendet tjera anëtare, për shkak se nga viti 2021 kur është kërkuar kjo kërkesë, Serbia ka refuzuar ta trajtojë Kosovës si e barabartë”.
Zulfaj ka folur edhe për vendimin për Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, e që për objektivë ka zbatimin e reformave drejt aderimit në BE dhe atyre për rritje ekonomike, të negociuara me BE-në.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025













