Lajme
Në këto vende është kategorikisht e ndaluar të festosh Halloween
Halloween është një fjalë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. I referohet shprehjes “All Hallows’ Eve” ose “All Saints’ Eve”, të cilën tradita katolike e feston më 1 Nëntor, Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, si një nderim për familjen dhe miqtë që nuk janë më me ne, shkruan A2 CNN.
Me globalizimin, ky emër është transformuar për të marrë formën e tij aktuale, që njihet në mbarë botën në një mënyrë të thjeshtë, Halloween. Kjo festë shenjon fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit.
Nata e 31 tetorit ka filluar të konsiderohet një festë me kostume jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur. Korrja është diçka që nuk festohet më si më parë, puna në fusha është gjithnjë e më e largët nga realiteti i pothuajse të gjithëve.
Por, ka disa vende që nuk e lejojnë këtë festë. Që nga viti 2011, festa e Halloween-it është ndaluar plotësisht në Uzbekistan me një dekret presidencial për arsye fetare, pasi në atë shtet thonë se kjo traditë lartëson djallin dhe konsiderohet një festë ideologjikisht e pasaktë.
Ka edhe një rajon në Francë ku edhe është i ndaluar Halloween, por vetëm pjesërisht. Në Vendargues nuk lejohet të veshësh një kostum kllouni. E gjitha është për shkak të një vale krimesh që përdorën këtë maskim për të sulmuar qytetarët.
Në Kinë, Halloween-i ndalohet vetëm në metro. Atje nuk mund të vishet një kostum në metronë e Pekinit. Arsyeja është se grimi ose veshja e frikshme mund të krijojë panik tek njerëzit dhe të shkaktojë trazira.
Në Japoni, edhe pse Halloween-i ka fituar njëfarë popullariteti në këtë vend vitet e fundit, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tokio, nuk është një festë tradicionale dhe nuk festohet gjerësisht. E njëjta gjë ndodh në Korenë e Jugut, Izrael, Letoni, Kroaci, Rusi apo Egjipt. Për arsye fetare është e ndaluar në Marok, Arabinë Saudite, Iran, Papua Guinenë e Re dhe Samoa
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













