Sport
Krasniqit, për herë të dytë “i rrëshqet” titulli nga dora
Jurgen Brähmer e kishte nënçmuar sfiduesin e tij, Robin (Haxhi) Krasniqin duke mos denjuar as të shikojë videon për të studiuar mënyrën e tij të të boksuarit. Por, në pesë raundet e para, Krasniqi ka qenë një befasi e pakëndshme për gjermanin me përvojë. Megjithatë, nga raundi i gjashtë Brähmer ka treguar cilësitë e tij, sidomos qëndrueshmërinë.
Në raundin e nëntë, pas një serie goditjesh të Krasniqit, Brähmer i është kthyer atij me kundërgoditje të fuqishme duke i shkaktuar nokdaun. Edhe pse dueli vazhdoi, Krasniqi kishte pësuar lëndim serioz gjë që shtyri mjekun dhe gjyqtarët ta ndërpresin meqin.
Brähmer mbrojti titullin e kampionit botëror në versionin WBA ndërsa Krasniqi edhe kësaj here nuk ia doli të ngjitet në piedestalin e më të mirit të botës. Megjithatë boksieri me prejardhje nga Kosova ka treguar se së paku është në gjendje për të boksuar në nivelet më të larta të boksit botëror.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













