Shqipëria
Europol mbështet Shqipërinë dhe Italinë në goditjen ndaj trafikut të drogës nga Amerika e Jugut
Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali kanë eliminuar një rrjet kriminal të trafikut të drogës të drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë. Autorët besohet se janë përgjegjës për organizimin e dërgesave të drogës nga Amerika e Jugut në disa shtete anëtare të BE-së. Europol e mbështeti këtë operacion, i cili kulmoi me një ditë aksioni, ku u arrestuan 29 të dyshuar (27 në Itali, dy në Shqipëri).
Hetuesit nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar të Shqipërisë si dhe Guardia di Finanza e Italisë në Piza dhe Zyra e Prokurorit Publik në Firence u mbështetën nga ekspertët e pastrimit të parave të Europolit për t’iu afruar kriminelëve. Më 5 nëntor 2024 oficerët e zbatimit të ligjit kontrolluan vendndodhje në Shqipëri, Itali, Francë, Spanjë dhe Rumani, duke sekuestruar pasuri të ndryshme kriminale.
Rrjeti kriminal ishte aktiv në shpërndarjen me shumicë të drogës në BE. Drogat e paligjshme ishin fshehur në kontejnerë me fruta ekzotike, tek anijet që mbërrinin në portet evropiane nga Amerika e Jugut. Me të mbërritur, ekipet e rikuperimit do të hiqnin drogën nga kontejnerët dhe do t’ua shisnin ato rrjeteve të tjera kriminale.
Vlera e drogës së sekuestruar gjatë operacionit llogaritet në 70 milionë euro.
Që nga fillimi i hetimit, në nëntor 2021, dhe deri në ditën e aksionit, disa anëtarë ishin arrestuar ndërsa kryenin krime në mënyrë aktive. Në të njëjtin hark kohor janë sekuestruar mbi 2 000 kilogramë kokainë, 20 kilogramë marihuanë dhe 46 kilogramë hashash. Dërgesat e drogës do të vinin nga Amerika e Jugut në BE, ku qelizat lokale të rrjetit kriminal do t’i mblidhnin dhe shpërndanin ato. Për të pastruar të ardhurat e paligjshme, kriminelët kishin krijuar një sistem të përpunuar pastrimi parash.
Kontributi vendimtar i Europolit
Ekspertët e Europol-it për pastrimin e parave e mbështetën këtë hetim ndërkombëtar që nga dita e parë. Duke ndërthurur të dhënat e ofruara nga hetuesit kombëtarë, një specialist dhe një analist gjetën një lidhje midis hetimeve në vazhdim duke plotësuar kështu tablonë. Kjo mundësoi nisjen e një takimi operacional, i cili rezultoi në ditën e veprimit të zhvilluar më 5 nëntor 2024. Përveç vendosjes së një specialisti për pastrimin e parave në qendrën koordinuese të krijuar nga Eurojust, Europol dha gjithashtu mbështetje financiare për dy hetues italianë që udhëtonin në Shqipëri për ditën e aksionit.
Autoritetet pjesëmarrëse:
Shqipëria:
Policia e Shtetit Shqiptar
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Italia:
Guardia di Finanza Piza
Shërbimi Qendror i Guardia di Finanza kundër krimit të organizuar
Stacioni Detar Guardia di Finanza i Livornos
Zyra e Prokurorit Publik Firence
Drejtoria Qendrore Italiane për Shërbimet Kundër Drogës
Ambasada italiane në Tiranë
Shërbimi Qendror për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor
Franca:
Policia Gjyqësore e Lionit – OFAST Lyon
Gjykata Gjyqësore e Lionit – JIRS Lyon
Spanja:
Njësia e Specializuar e Prokurorit Publik në Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Tarragonas
Gjykata hetimore nr. 6 e Tarragonas
Rumania:
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Byroja Lokale Covasna; Shërbimi Policor i Luftimit të Krimit të Organizuar në Covasna
Agjencitë pjesëmarrëse:
Europol, Eurojust
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












