Uncategorized
Ministrat shtrëngojnë duart me popullin e Fribourg-ut
Të mërkurën në mëngjes qeveria zvicerane preferoi Fribourgun për të mbajtur një seancë të zakonshme, mbledhje “jashtë mureve”, ku u takua me pas edhe me popullin e këtij regjioni.
Kjo praktikë e qeverisë zvicerane për të zbritur në terren dhe për të mbajtur mbledhjet e saj jashtë selisë së pallatit federal është në funksion që nga viti 2010. Që nga ai vit është hera e nëntë që Këshilli Federal viziton kantonet e ndryshme duke ju dhënë kështu mundësinë edhe njerëzve të thjeshtë të takohen me ministrat e tyre. Fribourgu pra ishte destinacioni i radhës, i nënti, pas Ticinos, Jura, Uri, Valis, Basel, Schaffhouse, Vaud et Schwyz.
Presidentja e Konfederatës Znj. Sommaruga theksoi se është shumë e kënaqur që ka ardhur në Fribourg i cili është i njohur për dinamicitetin dhe dy-gjuhësinë e tij. Ajo për më shumë ju kujtoi medieve dhe popullit të Fribourgut se ajo ka jetuar 7 vite në këtë kanton ku filloi angazhimin e saj politik, duke vlerësuar gjithashtu edhe koekzistencën kulturore që karakterizon këtë kanton.
Pas mbledhjes së qeverisë dhe seancës së përbashkët me qeverinë kantonale, këshilltaret federal shtrënguan duart me popullin në sheshin përballë bashkisë ku shumë qytetarë patin rastin të bëjnë edhe “selfie” me ministrat. Të gjithë së bashku u drejtuan për të diskutuar më gjatë rreth një aperitivi.
Nëpërmes kësaj praktike, qeveria zviceriane shpreh në mënyre direkte përkushtimin dhe afërsinë me popullsinë duke u njohur edhe në mënyre eksplicite me problematikat e ndryshme lokale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















