Shkurt.ch
Stuhia “Niklas” merr viktimën e parë
Një person 75 vjeçar nga Andelfingeni ka humbur jetën në veturën e tij pasi që një pemë e rrëzuar nga era është përplasur mbi të
Moti i ligë me erëra të fuqishme ka vazhduar gjithë ditën dhe natën e 31 marsit në pjesën më të madhe të Zvicrës.
Pas dëmeve të shumta të shkaktuara gjithandej dhe lëndimit të disa personave, mbrëmjen e të martës është raportuar edhe rasti i parë i vdekjes si pasojë i stuhisë “Niklas”. Një person 75 vjeçar nga Andelfingeni ka humbur jetën në veturën e tij pasi që një pemë e rrëzuar nga era është përplasur mbi të. Ai po udhëtonte me makinë në rrugën përgjatë një pylli në momentin kur druri i rrëzuar ka goditur pikërisht atë.
Rrëzimi i drurëve ose edhe i gjësendeve tjera ka qenë shkak edhe për lëndimin e një numri personash në regjione të ndryshme të Zvicrës.
Pasditen e të martës shpejtësia e regjistruar e erës në Zvicrën Qendrore ka arritur deri në 120 kilometra në orë. Policisë i janë paraqitur rreth 200 njoftime për dëme të shkaktuara nga era.
Për shkak të rrezikut nga era e fuqishme, në Zvicrën Qendrore kanë ndërprerë punën disa linja hekurudhore malore dhe teleferikë.
Ndërsa në Bazel ka pasur edhe ndërprerje të qarkullimit të tramvajeve. Në Cyrih stuhia ka rrëzuar gjysmën e kulmit prej bakri të një kishe. Për fat të mirë, kjo ka kaluar pa pasoja në njerëz.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë























