Lajme
Maqedonci: Koordinim i sulmeve në Ukrainë dhe në Kosovë
Maqedonci: Rusia frymëzon aktet terroriste
Në një intervistë ekskluzive për “Ditarin e Kosovës” në A2, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka sqaruar me detaje se çfarë veprimesh po kryen për të zbardhur këtë akt terrorist.
Sipas tij, ky ishte akti më i rëndë bashkë me atë të një viti më parë dhe të dyja i tregojnë botës se Serbia duhet të ndryshojë qasjen politike që ka, pasi mbetet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.
Sipas ministrit Maqedonci, veriu nuk ka më struktura paralele, nuk ka më para të jashtëligjshme, nuk ka më banda, ndaj edhe aktet e terrorit kryhen në forma të tilla. Dhe ajo që e bën më interesante për t’u parë nga ndërkombëtarët është fakti se u krye fiks në ditët kur edhe Rusia kreu akte të tilla në Ukrainë dhe shenjat dhe armët e gjetura të ushtrisë ruse tregojnë se frymëzimi vjen prej andej.
Kur u pyet nëse është Kosova e rrezikuar nga sulme të tjera terroriste, Maqedonci u përgjigj: “Serbia ka qasje hegjemoniste dhe agresive ndaj Kosovës. Kjo qasje vazhdon fatkeqësisht. Militarizimi që i ka bërë pjesës jugore Serbia dhe mbështetja që i ka dhënë strukturave që kanë zhvilluar aktivitete kriminale e terroriste vazhdon të mbetet kërcënim për Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare duhet të rrisë presionin në dënimin dhe vendosjen në llogaridhënie të grupit të Radojçiqit, por edhe në ndryshimin e qasjes politike të Serbisë me Republikën e Kosovës. Politika serbe vazhdon të ëndërrojë dhe ta shohë veten hegjemoniste në Ballkanin Perëndimor”.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











