Integrimi
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Nga sonte, televizioni zviceran SRF nis transmetimin e një seriali të ri komedi që premton të sjellë humor dhe situata nga jeta e përditshme.
“Te Berberi – rritet prapë» nuk është një krijim krejtësisht i ri, por një adaptim i serialit shqip “Te Berberi”, i cili u xhirua në Bazel në vitin 2018 nga Florim Brajshori. Ky serial u bë një hit i vërtetë mes komunitetit shqiptar dhe tani vjen në një version të ri për audiencën zvicerane.
Seriali i SRF-së zhvillohet gjithashtu në Bazel, me ngjarjet që qendrojnë rreth një salloni flokësh të vendosur në rrugën Allschwilerstrasse. Florim Brajshori, krijuesi origjinal i serisë, luan një rol të dyfishtë edhe në këtë version: si producent dhe aktor kryesor.
Sonte, në premieren e serialit „Te Berberi“ në Televizionin Kombëtar të Zvicrës SRF, që u shfaq nga Kino e Bazelit, aktori Kreshnik Ibrahimi ka ndarë emocionin dhe krenarinë e tij për pjesëmarrjen në këtë projekt të veçantë.
“Ndjehem i lumtur dhe krenar të jem pjesë e kastit të aktorëve të këtij seriali komedi, përkrah Vedat Bajramit, një ikonë e humorit shqiptar,” tha Kreshnik Ibrahimi. “Ky është një moment historik për aktrimin shqiptar në Zvicër, dhe jam shumë i nderuar që jam pjesë e tij.” Ai gjithashtu falënderoi përzemërsisht producentin e serialit, Florim Brajshorin, që e ftoi të bashkëpunonte në këtë projekt, si dhe drejtorin e fotografisë, z. Latif Hasolli, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. “Faleminderit Televizionit të Zvicrës për mundësinë që na ofruat dhe gjithashtu të gjithë ekipit të mrekullueshëm që kontribuoi për realizimin e këtij projekti,” përfundoi Ibrahimi.
Ky event shënon një hap të rëndësishëm për të promovuar dhe zhvilluar kulturën dhe artin shqiptar në diasporë, duke sjellë së bashku talente të shumta dhe duke ofruar një mundësi për të treguar historinë e pasur kulturore të shqiptarëve në Zvicër.
Brajshori interpreton rolin e Dautit, një shqiptar nga Kosova, që ka investuar kursimet e tij të jetës për të hapur një sallon flokësh. Në një përpjekje për të rikthyer lidhjen me ish-bashkëshorten e tij, Melanie (e luajtur nga Monika Varga, 42), ai e cakton atë si menaxhere të sallonit. Përveç kësaj, Dauti shpreson të përforcojë marrëdhënien me djalin e tyre të përbashkët, Xoni (Jonathan Baranowski).
Por siç ndodh shpesh në jetën reale, asgjë nuk shkon sipas planit. Natyrën e tij kaotike, por të dashur, e ndërlikojnë edhe dallimet kulturore mes tij dhe Melanies, të cilat sjellin një sërë situatash komike e emocionale.
“Te Berberi – rritet prapë” ofron jo vetëm argëtim, por edhe një pasqyrim të sfidave dhe bukurisë së bashkëjetesës mes dy kulturave të ndryshme, asaj shqiptare dhe asaj zvicerane. Përmes humorit, seriali trajton çështje të identitetit, përplasjes së mentaliteteve dhe dashurisë për familjen.
Ky adaptim i SRF-së është një mundësi për të gjithë ata që e ndjekin versionin origjinal, si dhe për një audiencë më të gjerë që kërkon një komedi të freskët dhe të mirëndërtuar. Mos e humbisni episodin e parë që transmetohet sonte!
Lexoni po ashtu:
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












