Kosova
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani.
Në fjalën e tij, ambasadori theksoi simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e nisi – vendosjen e një kurore lulesh te statuja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe vlerat për të cilat ai qëndronte.
Hovenier kujtoi me mirënjohje përpjekjet e presidentit Rugova për një Kosovë sovrane, demokratike dhe shumetnike, të ndërtuar mbi vlerat e larta ndërkombëtare.
Ai shprehu krenarinë për mundësinë që kishte pasur për të njohur dhe respektuar Rugovën që në fillimet e tij si diplomat, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë që ai ka lënë për Kosovën.
“Siç tha presidentja Osmani, sapo përfunduam takimin tonë lamtumirës, dhe ky është grupi im i fundit i takimeve zyrtare si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Siç e përmendi edhe presidentja, tre vjet më parë, pothuajse saktësisht tre vite më parë, në fillim të janarit 2002, mbërrita në këtë vend. I dorëzova kredencialet e mia presidentes, dhe akti im i parë zyrtar publik ishte të bashkohesha me presidenten për të vendosur një kurorë këtu te statuja e ish-presidentit Rugova. Dhe më dukej shumë e përshtatshme që akti im i fundit zyrtar si ambasador i SHBA në Kosovë të ishte të mbyllja këtë cikël duke bërë të njëjtën gjë. E bëj këtë në kujtim të presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar. Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë, dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë. Prandaj, jam shumë krenar dhe i nderuar që mund t’i bëj këtë nder si aktin tim të fundit zyrtar”.
“Gjithashtu, dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu për këta tre vjet dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90-të, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













