Lajme
Aplikacioni kinez DeepSeek, a po i sfidon gjigantët ChatGPT, Google AI?
Chatboti i inteligjencës artificiale DeepSeek, i zhvilluar së fundmi nga Kina, ka ngritur alarmin midis gjigantëve perëndimorë të teknologjisë, duke ofruar një alternativë më efikase dhe me kosto efektive ndaj ChatGPT të OpenAI-së.
Mbështetur nga fondi investues kinez High-Flyer, DeepSeek lançoi modelin e parë DeepSeek-R1 më 20 janar. Ndryshe nga platforma e bazuar në abonim dhe me burim të mbyllur të ChatGPT-së, me çmim 200 dollarë në muaj, DeepSeek-R1 është plotësisht pa pagesë dhe përdor burime të hapura, duke u mundësuar përdoruesve të kenë qasje dhe të përdorin atë pa kufizime.
Ekspertët njoftojnë se DeepSeek-R1 tejkalon ChatGPT-në dhe modelet e tjera kryesore, përfshirë Google AI, në standardet kryesore të performancës. Pas publikimit të tij, aplikacioni u ngjit me shpejtësi në duke u renditur në mesin e 10 aplikacioneve më të mira.
Modeli u zhvillua dhe u trajnua në vetëm dy muaj duke përdorur vetëm 2.000 çipa Nvidia me një kosto prej 5,6 milionë dollarë. Kjo është në kontrast të fuqishëm me shpenzimet dukshëm më të larta të kompanive si OpenAI, Meta dhe Google, të cilat shpenzojnë afërsisht 10 herë më shumë në modele të ngjashme.
Jim Fan, një shkencëtar kërkimor në Nvidia, e vlerësoi lartë modelin R1, duke nënvizuar potencialin e tij për të transformuar industrinë globale të IA-së.
– Kufizimet amerikane për çipa nxisin inovacione
Suksesin e aplikacionit DeepSeek, analistët ia atribuojnë kufizimeve të vendosura nga SHBA-ja për çipa në Kinë, të cilat e shtynë kompaninë të maksimizojë efikasitetin. Ky optimizim, i shoqëruar me natyrën e tij me burim të hapur, po riformëson peizazhin konkurrues dhe po sfidon dominimin e kompanive teknologjike perëndimore.
Prezantimi i aplikacionit DeepSeek ka ndezur gjithashtu një luftë çmimesh në Kinë, duke u bërë presion kompanive të mëdha si Alibaba, ByteDance dhe Baidu që të dalin me modele të ngjashme me kosto efektive.
– Implikimet globale
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e aplikacionit DeepSeek mund të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e kompanive si Google, OpenAI dhe Nvidia, pasi modelet e IA-së me kosto të përballueshme reduktojnë kërkesën për sisteme të shtrenjta. Disa madje parashikojnë një përsëritje të mundshme të krizës së “flluskave dot-com” që tronditi kompanitë e teknologjisë amerikane në vitin 2000.
Figura të dukshme, përfshirë Marc Andreessen, një sipërmarrës, e përshëndetën DeepSeek-R1 si “një nga zbulimet më mahnitëse dhe mbresëlënëse” dhe “një dhuratë e madhe për botën”
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Microsoft-it, Satya Nadella, i cili planifikon të investojë rreth 80 miliardë dollarë në IA këtë vit, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, pranoi performancën mbresëlënëse të aplikacionit DeepSeek, duke theksuar rëndësinë e njohjes së rolit në rritje të Kinës në zhvillimin e IA-së.
Teksa konkurrenca intensifikohet, aftësitë e aplikacionit DeepSeek për të tronditur tregun e teknologjisë, sinjalizojnë një epokë transformuese për sektorin global të IA-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













