Shqipëria
Aeroporti i Tiranës pret fluturime rekord më 2025
Në vitin 2024, numri i fluturimeve në Shqipëri regjistrohej në rreth 69 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 34%, krahasuar me një vit më parë, ose rreth 17 mijë më shumë
Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë aspekte, siç janë zgjerimi i kapaciteteve apo shtimi i linjave të reja.
Sipas shifrave të analizuara më herët nga “Scan Intel”, Aeroporti i Tiranës u rendit ndër aeroportet me rritjen me të lartë në Evropë, krahasuar me periudhën para pandemisë, por edhe me periudhat më të afërta.
Viti 2025 duket se do të vijojë të shijojë suksesin që la pas viti 2024 dhe po jep sinjale të qarta se do të jetë një vit edhe më i mirë turistik. Projeksionet e “Scan Intel” flasin për një shifër prej rreth 82 mijë fluturimesh që pritet të ketë ky vit, transmeton albinfo.ch.
Por si është arritur në këtë shifër?
“Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në të dhënat e INSTAT mbi katër vitet e kaluara, ose periudhën pas pandemisë, për të parë tendencën e numrit të fluturimeve dhe për të bërë një parashikim nisur nga kjo tendencë.
Në vitin 2024, numri i fluturimeve në Shqipëri regjistrohej në rreth 69 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 34%, krahasuar me një vit më parë, ose rreth 17 mijë më shumë.
Në vitin 2021, 2022 dhe 2023 numri i fluturimeve vlerësohej në 26 mijë, 39 mijë dhe 51 mijë respektivisht.
Pra, në një periudhë katër vjeçare duket se numri i fluturimeve ka shënuar një rritje me përafërsisht 14 mijë fluturime, nëse marrim mesataren. Ndërkohë, rritja në vlerë absolute nga viti 2021 deri në vitin 2023 ka qenë konstante me rreth 12 mijë fluturime.
Nëse marrim të mirëqenë rritjen mesatare prej 14 mijë fluturimesh, mund të themi se vitin që vjen numri i fluturimeve mund të arrijë në rreth 82 mijë.
Por çfarë mund të parashikohet nëse ky trend do të vijojë me të njëjtin ritëm në vitet në vijim?
Atëherë mund të arrihet në përfundimin se, në 5 vitet e ardhshme numri mund të kalojë shifrën e 100 mijë fluturimeve. Por sigurisht një rritje kaq e shpejtë do të sjellë nevojën për zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve, të investimeve dhe një përmirësim të infrastrukturës.
Parashikimet/ Sa fluturime dhe pasagjerë do të arrijë Rinasi?
Nëse bëjmë të njëjtin ushtrim me numrin e pasagjerëve në linja ajrore mund të shohim se si lëvizin shifrat dhe sa pasagjerë mund të projektohen për vitin aktual.
Që nga viti 2021 dhe deri në vitin 2024, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në linja ajrore është rritur mesatarisht me 2.5 milionë. Nëse marrim në konsideratë këtë shifër, në vitin 2025 numri i pasagjerëve mund të arrijë në 13.5 milionë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” Piktorja shqiptare u prezantua me veprën “Roses Abstract” në një ekspozitë të organizuar në kuadër të... -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













