Lajme
Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera
Instagram po sjell veçori të reja, duke përfshirë mundësinë e përkthimit të mesazheve në 99 gjuhë, opsionin për dërgimin e mesazheve në një kohë të caktuar deri në 29 ditë më vonë dhe shumë të tjera.
Përveç këtyre, platforma po prezanton mënyra të reja për ndarjen e muzikës, mundësinë për të fiksuar deri në tre biseda në krye të DM-ve, si dhe QR Code për bisedat në grup.
“Me funksionin e ri të përkthimit të mesazheve në Instagram, mund të komunikoni lehtësisht në mbarë botën pa u shqetësuar për barrierat gjuhësore. Pavarësisht nëse dëshironi të lidheni me të afërmit në Korenë e Jugut pas një kohe të gjatë apo me mikun tuaj më të mirë në Spanjë, tani mund të përktheni mesazhet e tyre direkt në DM-të tuaja”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Për të përkthyer një mesazh në një bisedë, thjesht mbani të shtypur mesazhin që është dërguar ose pranuar në një gjuhë tjetër dhe më pas klikoni “përkthe” (translate). Mesazhi i përkthyer do të shfaqet menjëherë poshtë mesazhit origjinal në bisedën tuaj, shpjegon Instagram.
Përveç kësaj, tani është e mundur të planifikoni dërgimin e një mesazhi në një kohë të caktuar, gjë që është ideale për raste të veçanta, si për shembull dërgimi i një mesazhi urimi për ditëlindje menjëherë pas mesnate, edhe nëse nuk mund të qëndroni zgjuar deri vonë.
Kjo veçori mund të përdoret gjithashtu për kujtesa për miqtë mbi detyrat dhe angazhimet e përditshme.
Përdoruesit mund të caktojnë kohën e dërgimit të një mesazhi duke shkruar tekstin, duke mbajtur të shtypur butonin “dërgo” (send), duke zgjedhur datën dhe orën për dërgimin e mesazhit dhe më pas duke shtypur “dërgo”.
Gjithashtu, është shtuar mundësia për të ftuar miqtë në biseda në grup përmes QR kodeve, si dhe funksione të reja për dëgjimin dhe ndarjen e muzikës, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














