Shkurt.ch
Zvicra dërgon mjekë në Nepal
Një ekip mjekësor dhjetë anëtarësh udhëtoi për në Nepal të martën në mbrëmje nga Aeroporti i Bernës. Atje ekipi zviceran do t’u ofrojë ndihmë njerëzve të prekur nga termeti. Profesionistët janë deleguar nga Qeveria e Zvicrës në kuadër të programit “Mother and Child”.
Ekipi i ndërhyrjes së shpejtë “Mother and Child” është krijuar në bazë të përvojës pas tërmetit në Haiti.
Një total prej 950 kg material janë marrë nga tetë specialistët shëndetësorë në rajonin Himalayan në Nepal. Transporti zhvillohet me anë të një aeroplani të Qeverisë, në bashkëpunim me Forcën Ajrore të Departamentit Federal të Mbrojtjes. Aktualisht është parashikuar që ekipi të mbetet dy javë në Nepal.
Dislokimi i ekipit të ndërhyrjes së shpejtë është veprimi i parë i ndërmarrë nga Qeveria Federale pas vlerësimit të bërë nga një grup ekspertësh, njofton EDA.
Këtij ekipi do t’i vijnë përforcimet nga tetë specialistë të Swiss Disaster Relief. Përveç kësaj, një dërgesë e madhe me ndihma është dërguar dhe pritet të mbërrijë të enjten.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla Shoqatat e vogla në disa kantone të Zvicrës përballen me një barrë të madhe administrative, pasi... -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli











