Kosova
Kosovë: Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Genc Metaj, deklaroi se situata aktuale me zjarret paraqet një rrezik serioz.
Ai bëri të ditur se, vetëm në tri ditët e fundit, janë evidentuar mbi 290 raste zjarresh, të cilat i cilësoi si alarmante, transmeton albinfo.ch.
‘Kjo situatë përbën një kërcënim serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Në ditët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve të zjarreve. Sipas statistikave tona, vetëm gjatë javës së parë të marsit janë regjistruar 57 raste’, tha ai për KP.
Sipas Metajt, këto raste vënë në rrezik operacionalitetin e ekipeve të zjarrfikësve.
‘Shkaqet kryesore dyshohet të jenë faktorët njerëzorë. Nga sot do të fillojmë patrullime të rregullta të zjarrfikësve në të gjitha komunat’, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













