Fun
Loris Muçaj , 4 vjeçar – model në Zvicër
Me vetëm 4 vjeç, tashmë ai është një modelist. Loris Muçaj nga Wohleni i kanton Aargau ka fituar çmime të shumta në një konkurs të mbajtur në Antalia të Turqisë, ndërsa së shpejti do të paraqitet në një reklamë të pizhameve për fëmijë të “Migrosit”.
Ai bën sfilatë në kopshtin e shtëpisë së familjes së tyre në Wohlen. Loris Muçaj përpiqet të dalë sa më bukur para kamerës. Ndalet. Ndërron krahët dhe si një profesionist i modelimit heq syzet e diellit nga fytyra. Lorisi është vetëm katërvjeçar. “Lorisi e ka bërë kështu gjithmonë, që kur ishte shumë i vogël”, ka thënë nëna e tij, Shqipe Morina – Muçaj. “Sapo dikush ta ketë një aparat në dorë, ai menjëherë fillon të marrë poza”, shprehet ajo për “20 min”, transmeton albinfo.ch.
Karrierën për modelim Lorisi e filloi para një viti. Nëna e tij dërgoi disa fotografi që i kishte në celularin e saj një agjenci modelimi të fëmijëve në Zvicër. Menjëherë ajo pranon një telefonatë për të bërë Lorisi një fotosesion për reklamimin e pizhameve për “Migros”. “Spontanisht e pranova ofertën”, thotë nëna 34-vjeçare. Nga vera pritet që fytyra e tij të jetë e pranishme në paketimin e pizhameve të kësaj firme. Si shpërblim për këtë marketing, agjencia e ka paguar me para dhe me veshje të pizhameve.
Përfaqëson Kosovën në Turqi
Pas përfundimit të marrëveshjes për reklamimin e pizhameve dhe realizimit të disa fotografive profesioniste, Shqipja merr edhe një telefonatë tjetër. Këtë herë është një agjenci marketingu nga Kosova, e cila i ofron Lorisit të marrë pjesë në një konkurs bukurie për fëmijë në Antalia të Turqisë. “Kam menduar gjatë se çfarë të bëj, në fund pranova”, thotë ajo. Gjatë javës së kaluar pothuajse e gjithë familja udhëtoi për ta përkrahur djaloshin e vogël në “Festivalin Model & Talent World 2015”.
Rreth 40 vajza dhe djem të moshës 4 -18 vjeç nga shtete dhe kontinente të ndryshme merrnin pjesë në këtë konkurs bukurie. Lorisi përfaqësoi Kosovën. Lorisi u paraqit në skenë me një veshje Rock & Roll dhe këndon një këngë shqipe.
2400 fansa në Facebook
Në këtë konkurs bukurie ai u shpërblye me çmime të shumta në kategorinë e moshës së tij: Çmimi kryesor ishte “Prince of the World”, pastaj fitoi çmimin e parë “Gentelmen”, si dhe çmimin e parë për “Styling”.
“Sfilatat janë specialitet i tij”, thotë nëna e tij, Shqipja. Ai ka talent edhe për futboll dhe luan për ekipin e “Lenzburgut”. “Unë e shoh që modelimin e pëlqen, por asnjëherë nuk do t’ia imponoj që të zgjedhë drejtimin e jetës së tij”, është shprehur nëna e Lorisit, Shqipe Morina – Muçaj.
Përderisa Lorisi kënaqet me sukseset e tij, prindërit do ta vazhdojnë ta mbështetin në aktivitetet e tij, ndërsa tashmë ai ka edhe një fanpage në “Facebook”, e cila ka arritur afro 2400 fansa.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












