Lajme
Parlamenti i Holandës hedh poshtë planin e BE-së për riarmatim
Parlamenti holandez hodhi poshtë sot planin e riarmatimit të Komisionit Evropian.
Vetëm javën e kaluar, udhëheqësit e BE-së, përfshirë kryeministrin holandez Dick Schoof, miratuan planin e riarmatimit me vlerë miliarda euro, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, anëtarët e parlamentit holandez nga tre nga katër partitë e koalicionit kanë votuar kundër planit, duke përfshirë Partinë radikale për Liri (PVV) të udhëhequr nga populisti i krahut të djathtë, Geert Wilders.
Kritika kryesore nga partitë është financimi i mundshëm përmes rritjes së borxhit kombëtar.
Vetë Wilders gjithashtu ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj planit të BE-së.
Wilders deklaroi në Hagë se kryeministri Schoof tani duhej të tërhiqte miratimin e tij në Bruksel.
“Kështu duhet të jetë në një demokraci,” tha ai.
Çështja e mbrojtjes ndan më tej qeverinë e djathtë tashmë të paqëndrueshme të vendit.
Partia Popullore konservatore-liberale për Liri dhe Demokraci (VVD) – partia e sekretarit aktual të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, dhe ish-kryeministër i Holandës ka mbështetur planin e BE-së.
“Do të ishte e papërgjegjshme që Holanda të tërhiqte tani mbështetjen e saj”, thanë anëtarët e parlamentit të VVD.
Qeveria holandeze synon të përgjigjet në një datë të mëvonshme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














