Lajme
Skandal i ri në Parlamentin Evropian, policia bastis zyrat e eurodeputetëve
Policia belge që nga mëngjesi ka kryer bastisje në disa lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të këtij shteti, dhe gjithçka lidhet me një skandal korrupsioni në Parlamentin Evropian, raportojnë mediat evropiane.
Sipas investigimeve të mediave aksioni po zhvillohet për shkak të lidhjeve të disa eurodeputetëve me kompaninë kineze Huawei.
Sipas informacionit të publikuar nga policia belge, bastisjet po kryhen për shkak të dyshimeve për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, shkruan euronews, përcjell albinfo.ch.
Në total, janë kontrolluar 21 lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të Belgjikës, si dhe në disa vende në Portugali. Disa persona janë arrestuar, megjithatë identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.
Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian gjendet në qendër të një skandali korrupsioni.
Tre vite më parë, në vitin 2022, pati hetime dhe arrestime masive për shkak të aferës së njohur si “Qatargate”, ku u zbulua se zyrtarë të Katarit, bashkë me disa shtete të tjera, kishin dhënë dhurata diplomatëve dhe politikanëve evropianë në këmbim të një qëndrimi më të favorshëm të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të tyre.
Gjithashtu, në Parlamentin Evropian ka pasur arrestime edhe për akuza për spiunazh dhe bashkëpunim me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













