Kosova
I dërguari i BE-së: Kompromiset në dialog i përcaktojnë palët
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se prioriteti i tij do të jetë sigurimi i takimeve mes përfaqësuesve të dy vendeve.
Ai ka deklaruar se vetë palët do të vendosin për kompromiset e mundshme.
“Dialogu ka për qëllim të sigurojë që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai e cilësoi atë si një “fillim të mirë”.
“Ishte një takim prezantues. Folëm për atë se si mund të vazhdojë procesi përpara. Është një fillim i mirë. Sapo t’i kem bërë këto biseda [me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë], mund të ulem dhe të vlerësoj se ku jemi. Por, është shumë e qartë që procesi i dialogut përfshin një numër të madh zhvillimesh të rëndësishme dhe duhet të merremi edhe me to”, shtoi Sorensen.
E-Diaspora
-
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë Koncerti do të mbahet më 2 maj 2026, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, me... -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Poloni
Kori i Filharmonisë së Kosovës hap Festivalin “4 Tradita” në Kraków -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie














