Kosova
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Xhelozia për ndryshimin e vendit të punës, motivi i dyshuar
Ngjarja tragjike e cila tronditi fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku ka ndodhur një vrasje e dyfishtë ka nxjerrë në pah dyshimet e para. Sipas informacioneve të para, një burrë dyshohet të ketë vrarë një grua me armë zjarri, dhe më pas ka marrë jetën e tij.
Rrahim A., një familjar i viktimës, ka ndarë disa detaje për mediat lidhur me këtë rast tragjik. Ai ka pohuar se dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për shkak të ndryshimit të vendit të punës nga ana e viktimës, e cila nuk punonte më tek i dyshuari, përcjell albinfo.ch.
Ai theksoi se nuk ka pasur lidhje familjare mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Viktima, sipas tij, ka qenë një grua shembullore, dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kishin punuar më parë në biznesin e të dyshuarit.
“Nuk ishin burrë e grua. Nuk dimë ende rrethanat e plota të ngjarjes, por dyshohet se arsyeja kryesore ka qenë xhelozia, pasi viktima ka gjetur një punë tjetër dhe ka lënë punën tek i dyshuari,” ka shpjeguar familjari i viktimës.
Autoritetet janë duke e hetuar këtë ngjarje për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












