Lajme
Zvicër: Shkalla e papunësisë mbeti në 2.9 për qind në muajin mars
Në të gjithë Zvicrën, 132.569 persona janë regjistruar si të papunë në qendrat rajonale të punësimit (RAV) në fund të marsit
Në Zvicër, numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë në muajin mars. Megjithatë, shkalla e papunësisë ka mbetur në nivelin e një muaji më parë.
Në të gjithë Zvicrën, 132.569 persona janë regjistruar si të papunë në qendrat rajonale të punësimit (RAV) në fund të marsit, siç njoftoi të premten Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (Seco), transmeton albinfo.ch. Kjo ishte 2.877 persona ose 2.1 për qind më pak se në shkurt.
Shkalla e papunësisë ka mbetur në 2.9 për qind. E rregulluar sezonalisht, norma është rritur në 2.8 nga 2.7 për qind, siç ka njoftuar më tej Seco. Në varësi të periudhës së vitit, luhatjet sezonale mund të ndikojnë në vlerat në disa sektorë. Kjo ndikon, ndër të tjera, në lëmenjtë e ndërtimit dhe hotelierisë.
Pamja sa u përket punëkërkuesve pothuajse nuk ka ndryshuar. Në mars, gjithsej 212.390 njerëz u regjistruan në RAV në kërkim të një pune. Kjo është një rënie e lehtë prej 309 personash krahasuar me muajin shkurt. Prandaj, shkalla e punëkërkuesve mbeti në 4.6 për qind, shkruan sda.ch.
Në mars ka pasur më pak vende të lira pune se në shkurt. Në RAV u raportuan 42.530 vende të lira pune, një rënie prej 4.2 për qind. Pak më shumë se gjysma e vendeve të lira të punës i nënshtroheshin kërkesës për raportim, e cila vlen për profesionet me një shkallë papunësie prej të paktën 5 për qind.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 Shtrëngime për lejen e qëndrimit dhe shtetësinë, grante për riatdhesim, kufizime për popullsinë e huaj, zgjedhje... -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026?











