Shkurt.ch
Qeveria e Lucernit, pa asnjë të majtë dhe asnjë femër
Për herë të parë pas 56 vitesh një qeveri kantonale mbetet pa asnjë përfaqësues të majtë dhe tashmë, edhe pa asnjë femër
Në raundin e dytë të zgjedhjeve për ekzekutivin e Kantonit të Lucernit, është një rezultat që ka nxjerrë të majtën krejtësisht nga loja. Kandidatja nga Partia Socialdemokrate Felicitas Zopfi ka humbur duke mbetur në vendin e fundit dhe duke mundësuar kështu për herë të parë pas 56 vitesh një qeveri kantonale pa asnjë përfaqësues të majtë dhe tashmë, edhe pa asnjë femër. Zopfi ka fituar gjithsej 37154 vota
Kandidatët e partive të djathta kanë fituar dukshëm më shumë. Kështu, kandidati pa parti, por i proklamuar si i djathtëlmMarcel Schwerzmann ka realizuar rezultatin më të mirë, duke mbledhur 65706 vota. Pas tij vjen kandidati nga SVP-ja, Paul Winiker me 54500 vota. Përmes këtij të fundit, SVP-ja arrin që të kthehet sërish në qeveri, pas mungesës së saj tetë vjeçare.
Në raundin e parë kishin siguruar zgjedhjen në ekzekutivin e kantonit këta kandidatë: Guido Graf (CVP), Reto Wyss (CVP) dhe Robert Küng (FDP).
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













