Shkurt.ch
Politikanët gjermanë duan të ndalojnë “shoping turistët” nga Zvicra
Dy ministra të Bden Württemberg-ut i janë drejtuar me një letër ministrit federal të financave, Schäuble, ku ankohen për një stërngarkesë të infrastrukturës gjermane
Frekuentimi masiv i zviceranëve në zonat kufitare të Gjermanisë së jugut për të blerë gjëra ushqimore dhe të tjera ka filluar t`i nervozojë fqinjët veriorë. Pas disa zërave individualë dhe gruporë kritikë, tash kanë filluar përçapjet e tyre në këtë drejtim edhe politikanët gjermanë të nivelit të landeve.
Kështu, ministrat e landit Baden Württemberg Nils Schmid dhe Peter Friedrich, të dytë nga SPD-ja, i janë drejtuar me një letër të veçantë ministrit federal të financave Wolfgang Schäuble, ku ankohen për një stërngarkesë të infrastrukturës gjermane. E gjithë kjo si pasojë e fluksit të madh të zviceranëve pe¨r të bërë shoping-turizëm në zonat afër kufirit.
Siç ka shkruar gazeta “Südkurier” doganierët gjermanë gjatë vitit të kaluar kanë plotësuar plot 16 milionë etiketa për blerjet që kanë bërë zviceranët në Gjermani. Dhe ky numër është rekord deri më tash. Janë 150 zyrtarë doganorë që duhet të merren gjithë orarin e punës me vulosjen e etiketave që u mundësojnë zviceranëve të marrin mbrapa tatimin e vlerës së shtuar (19%) që e kanë paguar më parë në shitoret gjermane ku kanë blerë mallra konsumi.
Turistët në fjalë po ashtu po bllokojnë edhe qytetet kufitare si Konstanca, Lorach-u ose Waldshut-i, ankohen politikanët e përmendur gjermanë.
Në ankesën e tyre thuhet se pas ndryshimit të kursit të frangut është bërë “një përkeqësim enorm i kualitetit jetësor të gjermanëve si pasojë e numrit të shtuar shumë të blerësve zviceranë”.
Ministrat kërkojnë prandaj vendosjen e një ndalese (pragu) prej 50 eurosh. Ata që blejnë mallra për më shumë se kaq, nuk duhet të kenë të drejtë të marrin mbrapa tatimin e vlerës së shtuar. Ndërsa sindikatat e doganierëve kërkojnë që ky prag të jetë 100 euro.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100









