Maqedonia
Thellohen hetimet mbi tragjedinë në Maqedoni, 14 policë nën hetim për shpërdorim detyre
Një muaj pas tragjedisë që tronditi Koçanin, ku 61 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, humbën jetën në një zjarr që përfshiu lokalin “Pulse”, hetimet po zbulojnë shtresa të reja të neglizhencës institucionale. Prokuroria për Krimin e Organizuar ka urdhëruar arrestimin e edhe shtatë zyrtarëve të tjerë të policisë dhe inspektoratit, duke e çuar në 14 numrin total të të hetuarve, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve hetimore, të gjithë zyrtarët e përfshirë janë nga rajoni i Koçanit dhe Shtipit. Ata dyshohen se kanë dhënë miratim të paligjshëm që kabareja “Pulse” i përmbushte kushtet e sigurisë dhe funksionimit publik – një akt që rezultoi fatal për dhjetëra jetë. Dokumentacioni që i hapi rrugë aktivitetit të lokalit duket se ka qenë vetëm një fasadë ligjore, e mbështetur nga vulat dhe firmat e atyre që duhej të garantonin sigurinë.
Ky zhvillim ka ngritur pyetje serioze për rolin dhe funksionimin e mekanizmave mbikëqyrës të shtetit. A ka pasur presion politik? A janë këto raste të izoluara apo pjesë e një sistemi të gjerë korrupsioni dhe papërgjegjshmërie?
Ndërkohë që qytetarët e Koçanit vazhdojnë të mbajnë zi, përgjegjësit e kësaj tragjedie po dalin një nga një në dritë. Por mbetet të shihet nëse drejtësia do të shkojë deri në fund – jo vetëm me ekzekutorët e dokumenteve, por edhe me ata që kanë përfituar nga mosveprimi i tyre.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











