Kosova
KDI: Kryeministri dhe ministrat të japin dorëheqje formale për të zhbllokuar Kuvendin
Instituti Demokratik i Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin për dështimin e përsëritur të Kuvendit në miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, një hap kyç për konstituimin e legjislaturës së re.
Sipas KDI-së mosdorëheqja formale e kryeministrit dhe ministrave në detyrë, të cilët janë zgjedhur si deputetë, përbën jo vetëm shkelje të parimeve të ndarjes së pushteteve, por edhe pengesë të drejtpërdrejtë në procesin e votimit të raportit të Komisionit. Kjo, sipas KDI-së, po e paralizon funksionalitetin institucional të Kuvendit.
“Ligji është i qartë. Anëtarët e ekzekutivit duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kushtetuta ndalon ushtrimin e funksioneve të papajtueshme me mandatin e deputetit. Kjo nuk është çështje teknike apo e interpretimeve procedurale, por një shkelje e normave demokratike”, thuhet në deklaratë, transmeton albinfo.ch.
KDI ka kritikuar edhe mënyrën se si kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, e mbylli seancën konstituive sot pa hedhur në votim raportin dhe pa përmbyllur asnjë pikë të rendit të ditës, veprim që konsiderohet në kundërshtim me Rregulloren dhe praktikat parlamentare.
“Ky ngërç institucional, i shkaktuar nga mungesa e dorëheqjeve formale, është dëshmi e mungesës së vullnetit për të respektuar ligjin dhe për të lejuar funksionimin normal të institucioneve”.
Instituti i ka bërë thirrje kryeministrit dhe ministrave në detyrë që të respektojnë obligimin ligjor për dorëheqje, në mënyrë që Kuvendi të mund të përfundojë seancën konstituive dhe të fillojë punën e tij.
“Institucionet nuk mund të konstituohen duke anashkaluar ligjin. Çdo zvarritje e mëtejshme është papërgjegjësi politike dhe cenon besimin e qytetarëve në procesin demokratik”, thuhet tutje në deklaratë.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?












