Lajme
Zvicra importon 70% të energjisë elektrike

Duke filluar nga e shtuna e ardhshme, Zvicra do të kalojë në një periudhë të mbështetjes në kredi për të mbuluar nevojat e saj energjetike. Sipas një studimi të fundit nga Fondacioni Zviceran i Energjisë (SES), burimet energjetike të brendshme të vendit janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat energjetike, duke bërë që Zvicra të varët nga energjia e importuar pas datës 19 prill. Kjo datë shënon “Ditën e Mbitejkalimit të Energjisë”, momentin kur vendi nuk do të ketë më energji të mjaftueshme nga burimet e brendshme, transmeton albinfo.ch.
Përtej kësaj date, Zvicra do të mbështetet në naftën e huaj, gazin dhe karburantin bërthamor (uranium) për të mbuluar nevojat e saj për energji. Kjo është një situatë që mund të krijojë shqetësime për sigurinë energjetike të vendit, duke e bërë Zvicrën të varur nga vendet e tjera për furnizimin me energji.
Sipas SES, Zvicra shpenzon rreth 8 miliardë CHF neto çdo vit për këto importe energjie. Pjesa më e madhe e importeve, mbi 87%, vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por SES thekson se këto shtete janë më shumë të përfshira në transportin dhe shkëmbimin e energjisë, sesa në prodhimin e saj, transmeton albinfo.ch.
Në fakt, energjia fosile dhe bërthamore e importuar në Zvicër vjen kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia Perëndimore, ish-Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo ka ngjallur shqetësime për burimet e energjisë bërthamore, ku shufrat e karburantit përdoren në Zvicër përmbajnë ende uranium me origjinë ruse.
Për të forcuar autonominë energjetike të vendit, SES rekomandon zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Léonore Hälg, kreu i sektorit të klimës dhe energjisë së rinovueshme në Fondacionin Zviceran të Energjisë, beson se Bashkimi Evropian do të mbetet një partner kyç për shkëmbimet e energjisë, veçanërisht në formën e energjisë elektrike të rinovueshme të prodhuar në vendet anëtare.
Zvicra aktualisht ka një shkallë pavarësie energjetike prej 29.6%, e cila është në përputhje me mesataren evropiane. Pavarësisht se kjo normë është ulur disi gjatë dy dekadave të fundit, Zvicra mbetet ende më pak e varur nga importet se disa vende të tjera evropiane, si Belgjika dhe Qipro, që kanë nivele të pavarësisë më të ulëta, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit - muaj më...
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Pavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër. Në një dyqan në Basel, çdo ditë adoleshentët përpiqen të blejnë produkte me nikotinë përmes gojës....
-
Ushtria zvicerane nuk arrin të përmbushë afatet për reduktimin e zhurmës në poligonet e qitjes
-
Defekt teknik: Evakuohet treni në tunelin e Gotthard-it
-
SHBA kërcënon Zvicrën me tarifa deri në 250% për produktet farmaceutike
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës