Lajme
Frika nga produktet kineze në Evropë: industria zvicerane në alarm
Tarifat e reja të larta amerikane kundër tekstileve kineze po shkaktojnë shqetësime të mëdha në Evropë, me industrinë zvicerane që po e sheh me ankth mundësinë e një vërshimi të mallrave nga Kina në tregun e kontinentit të vjetër. Me SHBA-të që kanë vendosur një taksë prej 125% për tekstilet kineze, ekziston frika se Pekini do t’i ridrejtojë këto produkte drejt Evropës – dhe për pasojë drejt Zvicrës – duke tronditur ekuilibrat tregtarë dhe duke rritur konkurrencën, shpesh të konsideruar si e pandershme, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Industria e tekstilit në Zvicër është veçanërisht e ekspozuar. Eksportet kineze të tekstileve dhe veshjeve kanë tejkaluar 250 miliardë franga në vitin 2024, ndërkohë që platformat si Shein dhe Temu po përjetojnë një bum të shitjeve në tregjet evropiane, falë çmimeve të tyre jashtëzakonisht të ulëta.
Megjithatë, jo të gjithë janë pesimistë. Michael Ingram, themelues i markës zvicerane Revario, e cila prodhon veshje sportive në kantonin Fribourg, mbetet optimist. Në një intervistë për lajmet e RTS të shtunën mbrëma, ai u shpreh se “publiciteti i keq” që po marrin produktet kineze mund të nxisë konsumatorët që të zgjedhin prodhimet vendore, duke vlerësuar cilësinë e pëlhurave dhe përfundimin e kujdesshëm të artikujve zviceranë, të cilët nuk synojnë konsum masiv.
Për Sven Lusti, përfaqësues i Federatës Zvicerane të Shitjes me Pakicë, rreziku është real dhe kërkohet veprim institucional. “Zvicra nuk është në gjendje të konkurrojë me këto çmime,” tha ai për RTS, duke bërë thirrje për rregulla më të rrepta kundër gjigantëve të modës online dhe për një konkurrencë të ndershme, që respekton të njëjtat standarde të prodhimit dhe sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Përveç tekstileve, pritet të ketë një vërshim edhe të produkteve elektronike dhe elektrike – si konzolat e lojërave dhe kamerat e sigurisë – si dhe makineri industriale dhe produkte kimike, që mund të ndikojnë në sektorët farmaceutikë dhe bujqësorë evropianë.
Një tjetër shqetësim është cilësia e produkteve që nuk përputhen me standardet mjedisore dhe të sigurisë në Zvicër. Gjatë vitit 2024, disa shoqata konsumatorësh depozituan ankesa kundër Shein dhe Temu për shkak të cilësisë së dyshimtë të lodrave dhe produkteve të tjera që shiten në këto platforma.
Megjithatë, ekspertët thonë se Zvicra është pjesërisht e mbrojtur, pasi importon kryesisht mallra me vlerë të shtuar të ulët që rrallë konkurron drejtpërdrejt me prodhimin vendas. Pavarësisht kësaj, rritja e dumpingut kinez dhe mungesa e rregullimit adekuat mbeten një sfidë e hapur për ekonominë dhe tregtinë vendore, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?










