Kosova
Udhëheqësit shqiptarë dhe prijësit fetarë bëjnë homazhe për Papën në Vatikan
Udhëheqës të komuniteteve fetare nga Shqipëria dhe Kosova i janë bashkuar presidentëve Bajram Begaj e Vjosa Osmani në një delegacion të përbashkët për të bërë homazhe në nderim të Papa Françeskut në Vatikan.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook njoftoi se, bashkë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin, kanë bërë homazhe në Bazilikën “Shën Pjetri”, një ditë para ceremonisë së varrimit të Papës, transmeton albinfo.ch.
“Sot, në Bazilikën ‘Shën Pjetri’ në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin, dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën,” shkroi Osmani.
Presidenti Begaj publikoi gjithashtu fotografi nga vizita, në të cilat shihen edhe përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare në Shqipëri. “Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe për të realizuar vizionin e tij për drejtësi, solidaritet e paqe,” shkroi ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












