Shqipëria
Mbi gjysmë milion turistë në Shqipëri gjatë marsit
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 96 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm
Pas disa muajve në rritje, duket se marsi nuk ka tërhequr aq shumë turist këtë vit në Shqipëri.
Individual apo dhe me grupe të organizuara, ndonëse mbi gjysmë milioni të huaj vizituan Shqipërinë në muajin që lamë pas, sipas Institutit të Statistikave ky tregues ra me 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Nëse flasim për përbërjen e tyre, rezulton se kanë hyrë 604.523 shtetas shqiptarë dhe 549.765 shtetas të huaj.
Në Mars 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës.
Evropa Jugore zë 80 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7 %, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Por edhe shtetasit nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme kanë shënuar një rritje edhe në këto muaj të parë të vitit.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 96 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj.
Ndonëse më pak të huaj kanë ardhur për pushime, në rënie ka qenë edhe numri i atyre që vijnë për qëllime biznesi apo dhe shëndetësore.
Nga ana tjetër shqiptarët nuk i ndalën pushimet apo dhe vizitat jashtë vendit edhe për biznes në muajin mars. 621.777 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 2,9 %, krahasuar me Mars 2024.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare













